Kryeministri Edi Rama nga komisioni hetimor për inceneratorët ku ishte për të dëshmuar reagoi menjëherë sapo gjykata e Tiranës dënoi me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.
“Sapo më erdhi një lajm, Breaking News, Francesco Becchetti është dënuar me 17 vite burg. Ma sollën tani. Shpresoj që të mos jetë fake news si këto të tuajat. Deri tani nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, zero. Lufta vazhdon” tha Rama.
Francesco Becchetti që është në kërkim është dënuar me 17 vite burg për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në. 8 vite u dënua nëna e tij dhe 16 vite bashkëpunëtorët.
/5pyetjet.al