-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, në sherr lojtarë e tifozë

Kryesoret

Dhunë fizike në ndeshjen Maliqi-Vora . Një gol në sekondat e fundit ndikoi që situata të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Maliqi shënoi golin e fitores në minutën e 90+7-të me anë të Isufit, teksa në këtë moment, futbollistët miq u tradhtuan nga nervat, duke iu turrur, gjyqtarit anësor Rexhep Muzhqi  duke e shtyrë dhe goditur, me pretendimin se goli ishte në pozicion të parregullt.

Futbollistët e Vorës, u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situata doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë të shtetit, që situata të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushte dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e miqve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar që nuk i kanë hije ndeshjeve të futbollit. Pas afro 5 minutash, situata u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit