-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajtoni psoriazën me këto produkte

Kryesoret

Vetëm personat që vuajnë nga psoriaza mund ta kuptojnë plotësisht sa rraskapitëse është kjo sëmundje. Përveç simptomave shoqëruese që sa vijnë e komplikohen, e kruara e vazhdueshme mund të kthehet në një bezdisje gati acaruese.

Por beteja nuk është e humbur! Kërkime të fundit studimore thonë se ju mund ta trajtoni atë edhe në shtëpi.

Edhe pse psoriazën shumëkush e kupton si një sëmundje që prek sipërfaqen e lëkurës, ajo faktikisht e ka nisjen tek sistemi imunitar.

Qelizat e bardha, të dizajnuara për të mbrojtur trupin nga infeksionet dhe sëmundjet, ndonjëherë aksidentalisht reagojnë duke shkaktuar inflamacionin dhe acarimin e lëkurës.

Më poshtë do të gjeni gjashtë mënyra sit ë ndihmoni veten tuaj në trajtimin e psoriazës.

Shmangni toksinat: alkooli dhe duhani

Cdo ves i cili fut në organizmin tuaj toksina sjell një reagim nga sistemi imunitar, duke e bërë që trupi të kalojë në situatën e sulmit.

Një studim pohoi se konsumimi i alkoolit dhe i duhanit arrin të përkeqësojë simptomat e psoriazës pasi ushtron presion në trupin tuaj.

Filloni të merrni suplemente ndihmuese

Kjo nuk do të thotë që duhet të pini pafund vitamina dhe minerale.

Edhe pse organizmi ynë një përqindje të mineraleve dhe vitaminave i përthithë përmes ushqimeve, kur vuan nga një sëmundje kjo përqindje ulet ndjeshëm.

Mjekët këshillojnë se vaji i peshkut, vitamina D, çaji apo qumështi i gjemb-gomarit, aloe vera dhe aguliçja ndihmojnë në trajtimin e simptomave të lehta.

Reduktoni stresin dhe ankthin

Stresi dhe psoriaza mund të bashkëpunojnë duke e future organizmin në një rreth vicioz që përkeqëson gjendjen tuaj.

Si sëmundje, psoriaza, i shkakton shumë stres fizik dhe mendor trupit tuaj, ndaj dhe ankthi, paniku apo ndjesia e stresit nxit episode e inflamacionit.

Kjo lidhet me faktin se stresi mendor prodhon një reaksion kimik që në vetvete shkakton një reagim nga trupi.

Kërkoni kremra dhe vajra natyralë për trupin tuaj

Çdo gjë që prek sipërfaqen e lëkurës suaj përthithet edhe në brendësi të trupit.

Ndaj është themelore, jo vetëm nëse vuani nga sëmundja e psoriazës, por edhe përgjithësisht që kremrat dhe vajrat të jenë natyralë.

Përdorni vajin e kokosit, vajin e ullirit, gjalpin shea, aloe vera, çaj kamomili apo ujë trëndafili.

Të gjitha këto mund t’i gjeni apo përgatisni edhe në shtëpitë tuaja.

Hiqni nga regjimi juaj ushqimet që përkeqësojnë simptomat

Ushqimi mund të jetë ilaçi më i mirë për organizmin tonë.

Por, nëse regjimi juaj përfshin produkte të cilat nxisin inflamacionin ju nuk po i jepni mundësinë trupit tuaj të shërojë veten.

Evitoni sa më shumë të jetë e mundur ushqime si karbohidratet e rafinuara, yndyrat, mishin e kuq, sheqernat e rafinuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit