Mohamed Salah ka shpërthyer ndaj trajnerit të Liverpool, Arne Slot, pas barazimit me Leeds, një incident që ka shkaktuar tensione të mëdha në kampin e të kuqve.
Sipas raporteve, trajneri ka marrë vendimin për të lënë jashtë grumbullimit 33-vjeçarin egjiptian për ndeshjen e ardhshme ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë miratimin e drejtuesve të klubit.
Ky veprim është një pasojë e deklaratave të forta të Salah pas barazimit.
Vendimi për ta lënë jashtë ekipit ka rritur spekulimet për një largim të mundshëm të tij gjatë merkatos së janarit.
/5pyetjet.al









