Një moment shumë i siketshëm por edhe i rrezikshëm u filmua teksa Zendaya po futej në një restorant në Romë.
Ylli i filmave vrapo nga vetura te hyrja e restorantit kur rrëshqiti keq dhe për fat u shpëtua nga sigurimi i saj.
Pasi e kaloi pa dëme këtë moment ka qenë vet Zendaya që ka publikuar disa pamje.
Ylli i “Spider-Man” kishte veshur një fustan të zi elegant me një triko të zezë, ndërsa qëndronte e sigurt në mes të pandemisë COVID-19 me një maskë të zezë për fytyrën.
Aktorja hyri në restorant e padëmtuar dhe padyshim që as nuk kishte ngelur e mërzitur nga incidenti, pasi përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se e kishte marrë me të qeshura incidentin në fjalë.