Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.
Kjo gjë e ka prekur shumë këngëtarin, i cili i ka dalë në mbrojtje gjithmonë balerinit. Ai e konsideroi aktoren si “tradhtare” dhe se po bënte lojë vetëm për të arritur në finale.
Monika ka treguar disa ditë më parë se raporti midis saj dhe Sabianit nuk është i njëjtë dhe se i ka bërë bllok.
Mirëpo, këngëtari ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku zbuloi se ishte ai i cili i ka bërë bllok i pari aktores. Monika është shprehur se fjalët e Sabianit ishin si një ‘bombë’ për të ndërsa ky i fundit tregoi se ajo është ndjerë në faj dhe për këtë arsye deklarata e tij iu është dukur ashtu.