-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fajdexhinjtë e Pejës mbeten në burg

Kryesoret

Gjykata Themelore në Pejë sot ka informuar se ka miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 17 të pandehurve për përfshirje në skema fajdesh.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë bëhet fjalë për vepra të rënda penale, ku për vepër penale fajde nga neni 331 par.3 të KPK-së është parashikuar dënimi e burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet derisa për vepër penale detyrimi nga neni 328 par.2 të KPK-së, është parashikuar dënimi e burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet gjithashtu, duke i pasur parasysh karakteristikat personale të pandehurve, sjelljen e tyre të mëparshme si dhe faktit se janë identifikuar viktima të tjera të veprave penale të kryera nga të pandehurit dhe janë duke u grumbulluar prova dhe dëshmi të tjera brenda dhe jashtë vendit, të gjitha këto rrethana janë të mjaftueshme për të besuar se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ose nën çfarëdo mase tjetër më të butë, ekziston rreziku i lartë se në çfarëdo mënyre do të fshihen dhe do t’iu shmangen organeve të ndjekjes, do të ndikojnë në viktimat e rastit, do të shkatërrojnë provat, të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre apo edhe të përfundojnë veprat për të cilat janë kërcënuar apo do t’i përsërisin veprat e njëjta penale”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kundër këtij, vendimi pala mbrojtëse ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit