Pas sulmeve ruse në Ukrainë, Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Gitanas Nausėda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.
Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë i tha BBC News ” se ne do të ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel të BE-së dhe NATO-s që ky agresion të mos zgjerohet”.
Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.
/5pyetjet.al