Fatkeqësia e Çernobilit ishte një aksident bërthamor që ndodhi më 26 prill 1986 në reaktorin pranë qytetit të Pripyat në veri të SSR të Ukrainës në Bashkimin Sovjetik. Konsiderohet si katastrofa më e keqe bërthamore në histori si në kosto ashtu edhe në viktima.
Aksidenti ndodhi gjatë një testi sigurie në turbinën me avull të një reaktori bërthamor të tipit RBMK. Gjatë një uljeje të planifikuar të fuqisë së reaktorit në përgatitje për provë, fuqia e prodhimit ra papritur në afërsisht zero. Operatorët nuk ishin në gjendje të rivendosnin nivelin e fuqisë të specifikuar nga programi i testimit, gjë që e vendosi reaktorin në një gjendje të paqëndrueshme. Ky rrezik nuk u evidentua në udhëzimet e përdorimit, kështu që operatorët vazhduan me testimin. Pas përfundimit të testit, operatorët shkaktuan një mbyllje të reaktorit. Por një kombinim i neglizhencës së operatorit dhe të metave kritike të projektimit e kishin bërë reaktorin të përgatitej për të shpërthyer. Në vend që të mbyllej, filloi një reaksion zinxhir i pakontrolluar bërthamor, duke lëshuar sasi të mëdha energjie.
Por sot gjatë pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës, centrali bërthamorë ra në duartë e ushtrisë ruse, ku përpara tij gjenden tanket dhe armatimet e tyre.
Tre reaktorët e tjerë janë në gjendje pune dhe ofrojnë energji elektrike për Kievin dhe rrethinat. Nuk dihet ende se për çfarë u duhet rusëve ky central, megjithatë momentalisht ekspertët shprehen se ai përbën një objektiv ushtarak pasi është një rrugë kalimi e shkurtër për në Kiev.