Jorida Tabaku është shprehur për inceneratorët dhe komisionin hetimor që është ngritur për të.
Sipas Tabakut qeveria shqiptare paguan për këto inceneratorë, ndërkohë që ata janë jashtë funksionit.
Ajo shtoi se janë në pritje të dhënave nga institucionet, për lëvizjen e disa zyrtarëve, por edhe të dhëna të tjera që lidhen me hetimin.
“Qeveria shqiptare paguan çdo ditë, qytetarët paguajnë, buxheti i shtetit gjendet më i varfër dhe i vjedhur. I bëj thirrje institucioneve që nuk kanë kthyer përgjigje, vazhdoj me Bashkinë Tiranë që të kthejnë të dhëna për procedurës. Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë premtoi të sjell procesverbalet e mbledhjeve kur janë diskutuar vendimet për inceneratorët. Presim nga Nano që të sjellë lëvizjen e të gjithë personave që ne kemi kërkuar. Unë besoj se informacioni ka qenë publik i udhëtimeve të këtyre të fundit. Ne kemi dhe pak ditë për të bërë raportin. Kryebashkiaku i Tiranës tha se nuk ka një vendim të këshillit bashkiak. Tre kompanitë dhe përfaqësuesit e tyre nuk dinin të shpjegonin se ku shkuan paratë. Paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale. Kemi tre inceneratatorë në letër dhe askush nuk kryen punën”, tha Tabaku.