Ky është momenti kur një grua e guximshme ukrainase u përball me ushtarë rusë të armatosur rëndë disa orë pasi ata pushtuan Ukrainën, duke kërkuar të dinte se çfarë po bënin ata në vendin e saj.
Gruaja e nevrikosur bërtiti: Çfarë po bëni në tokën time?
Ajo u tha atyre se “do të vdisnin” nëse do të qëndronin në Ukrainë.
Një numër i madh i përdoruesve të Twitterit vlerësuan guximin e saj pasi pamjet e konfrontimit u bënë virale.
Në video e shkurtër gruaja dëgjohet të thotë: “Kush jeni ju?” me ushtarët që i përgjigjen: “Po bëjmë stërvitje, ju lutem largohuni.”
Pasi kërkon të dijë nëse janë rusë, ajo thotë sërish: “Pra, çfarë po bëni këtu?”
/5Pyetjet.al