Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, ka bërë gjestin emocionues për miqtë e tij ukrainas në këto ditë të vështira për ta.
Ai ka ftuar dy nga miqtë e tij lojtarë në shtëpinë e tij, duke treguar se ky ishte maksimumi që ai vetë personalisht mund të bënte për t’i ndihmuar.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.
Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk.
I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre ! Kaq mund të bëj në këtë moment.
Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë”, ka thënë Lila.
/5pyetjet.al