Tre të rinj nga Saranda kanë tentuar ditën e sotme të kalonin kanabis në Korfuz. Ata ishin duke udhëtuar me makinë në Ksamil kur polica bëri kontrollin e mjetit dhe gjeti 6.5 kilogramë drogë.
Emiljano Mustafa, Mateo Galla me anë të një pedalioni merrnin pakot e kanabisti dhe i dërgonin në Korfuz, ndërsa Nefail Bego dispononte makinën dhe kryente transportin nga Saranda drejt Ksamilit.
Ky i fundit e ka pikasur që policia po e ndiqte, ai ka lënë mjetin dhe më pas është arratisur duke i shpëtuar policisë.
Ndërsa Mustafa dhe Galla janë arrestuar nga polica.
“Shtetasit E. M. dhe M. G. janë kapur në flagrancë nga Policia Kufitare, në afërsi të pikës së vrojtimit të Marinës, në zonën e plazhit “Pema e Thatë”, ndërsa shtetasi N. B. ka transportuar me automjet lëndën narkotike në drejtim të Ksamilit dhe kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, ka braktisur mjetin dhe është larguar,” ka treguar polica në njoftimin e saj.