Një 46-vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës, i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike, është vënë në pranga.
Ai akuzohet për përgatitjen e dy ambienteve për kultivimin e kanabisit, ku u sekuestruan 583 bimë narkotike dhe 7.5 kg kanabis.
Po ashtu, janë gjetur 307 pajisje elektrike të përdorura për kultivim.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Policia vijon hetimet dhe kërkimin e personave të tjerë të lidhur me këtë çështje.









