Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, po bëhet gati të luftojë që të mbrojë qytetin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia mediatike, Visegrád 24, me anë të një postimi në Twitter.
Më parë ka qarkulluar një video, në të cilën shfaqen dy ish-kampionët e peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, dhe vëllai i tij më i vogël, Wladimir dhe kanë deklaruar që janë gati të marrin armët kundër rusëve.
/5pyetjet.al