Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 22 shkurtit në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisën debatit pranë shinave të trenit. Më pas në qendër të qytetit vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzë. 19-vjecari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë. Nga të shtënat u plagosën 39-vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40-vjec nga Fushë-Mamurrasi
Pas ngjarjes gjykata ka lënë në burg Andi Divën dhe me arrest shtëpie Devis Lleshajn. /5pyetjet.al