-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut në BE

Kryesoret

Të dhënat e Agjencisë për azilin të Bashkimit Evropian (EUAA) tregojnë trend të përgjithshëm të rritjes së numrit të azilkërkuesve, si para pandemisë, por Maqedonia e Veriut është theksuar si një nga vendet ku ka rritje drastike të numrit.

Nëse në vitin 2020 në vendet evropiane kishte 1.230 azilkërkues, tani numri ka arritur në 4.922 kërkesa të dorëzuara nga qytetarët e Maqedonisë të Veriut. Prej tyre, 2.822 aplikantë kanë tentuar të marrin azil për herë të parë, ndërsa 2.170 qytetarë kanë tentuar vazhdimisht të largohen nga vendi në një nga destinacionet evropiane, lajmëron “Dojçe Vele”.

Nga gjithsej 4.922 aplikime, në pritje janë 1.859 kërkesa për më shumë se gjashtë muaj. Trembëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut aplikuan për statusin e refugjatit në një nga vendet evropiane. Vitin e kaluar, përgjigje negative u është dorëzuar ndaj 3.395 aplikimeve nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për dallim nga viti 2020, kur janë refuzuar 1.650 aplikantë. Numri më i madh i kërkesave për azil nga Maqedonia e Veriut në Evropë është dorëzuar në vitin 2015 – mbi 15.600, por shumica janë refuzuar.

Shumica e kërkesave për azil nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar vitin e kaluar në Gjermani. Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar statistikat e Agjencisë Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), raportoi se vitin e kaluar në Gjermani kërkuan azil mbi 4.500 persona nga Maqedonia e Veriut, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me periudhën paraprake.

Personat nga Maqedonia e Veriut, në statistikat e BAMF për dekadën e kaluar, të cilat tregojnë dhjetë vendet ku numri më i madh i azilkërkuesve vijnë në Gjermani për herë të parë, nuk shfaqen në pesë vitet e fundit – nga viti 2016 deri në vitin 2020. Më parë, shumica e azilkërkuesve të Maqedonisë së Veriut ishin regjistruar në vitin 2015 – 9.083. Në vitin 2014 kishte 5.614, në vitin 2013 6.208, në vitin 2012 kishte 4.546 dhe në vitin 2011 kishte 1.131 azilkërkues. DPA thekson gjithashtu se në vitin 2021 vërehet pjesë e madhe e kërkesave për azil të përsëritur të personave nga Ballkani Perëndimor që kanë udhëtuar paraprakisht nga Gjermania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit