Një i ri nga Vlora është plagosur rëndë gjatë një sherri banal në qendër të qytetit.
Besim Hoxha 27 vjeç ka qenë duke debatuar me një person tjetër në sheshin “Flamuri”, sherri ka agravuar deri në atë pikë sa i riu ka goditur Hoxhën me sëpatë në pjesën e kurrizit.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ende nuk dihet se kush ka qenë autori i ngjarjes apo shkaku kryesor. /5pyetjet.al