UEFA ka vendosur të anulojë ndeshjen e saj kryesore të futbollit, finalen e Ligës së Kampionëve, në Shën Petersburg, pasi Rusia sulmoi Ukrainën.
Vendimi për zhvendosjen e finales jashtë Rusisë u mor sot në mëngjes në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Finalja do të luhet në Paris më 28 Maj në stadiumin “Stade de France”. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu që klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse dhe ukrainase do t’u kërkohet të luajnë ndeshjet e tyre në fusha neutrale.
Vendimi i UEFA-s është në vijimësi të sanksioneve të forta që ka marrë Perëndimi kundër Moskës, pasi Putin pushtoi Ukrainën.
/5pyetjet.al