Sulmet e Rusisë bënë që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të vendoste zyrtarisht për të spostuar finalen e Champions League, të parashikuar për në 28 maj në Shën Pjetërburg, në Stade de France të Parisit.
Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Federatës Ruse të Futbollit, Vyacheslav Koloskov.
“E prisja diçka të tillë, edhe pse nuk ka arsye ligjore për këtë vendim. Ne nuk kemi thyer asnjë rregull, por ka presione mbi UEFA, disa klube angleze thanë se nuk do të vinin në Rusi, ndaj duhej të gjenin një zgjidhje. Në përgjithësi, mendoj se ishte vendimi i duhur”, ka theksuar Koloskov.
/5pyetjet.al