Pak më parë lideri i Ukrainës Volodymyr Zelesnky iu drejtua kombit. Ja një përmbledhje e asaj që ai tha:
Zelensky tha se 137 ukrainas janë vrarë në luftime deri më tani, duke përfshirë civilë. 316 persona të tjerë janë plagosur, tha ai
Presidenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë. Ai thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kievi ku ndodhet në qarqet qeveritare
Ai gjithashtu konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4 të mëngjesit (lokal) këtë mëngjes, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile
Ai përsëriti thirrjet e tij ndaj Perëndimit për të bërë më shumë sesa thjesht vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.
Në një paralajmërim drejtuar Moskës, Zelensky tha se Ukraina nuk do të ndalojë së mbrojturi veten derisa të përfundojnë sulmet e Rusisë kundër saj.
/5Pyetjet.al