-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çne që erdhe?”! Prapaskena e ndarjes mes Donaldit dhe Beatrix dhe vula e Bora Zemanit

Kryesoret

Lidhja e Beatrix me Donaldin ka qenë kryefjala e mediave rozë për shumë javë. Çifti krijoi një reagim të fortë te publiku, ndaj pak e prisnin që ata të ndaheshin kaq shpejt. Sinjalet e para për ndarjen e tyre erdhën në festën post “Big Brother”, ku Beatrix nuk u pa asnjë moment krah partnerit të saj. Fillimisht u tha se këngëtarja nuk kishte shkuar në festë, por, në fakt, Trixa ishte, por tashmë Donaldi për të ishte ish-i dashuri i saj.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, Donaldi dhe Beatrix janë ndarë vetëm 24 orë pas finales së “Big Brother”, ku aktori u rendit i dyti. Me të dalë nga shtëpia, aktori dhe këngëtarja kanë mundur të flasin nga afër, duke sqaruar edhe konfliket që lindën kur Donaldi ishte brenda në shtëpi. Me të mësuar për udhëtimin e partneres së tij në Dubai, bëhet me dije se aktori nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë lajm. Ashtu si kishte deklaruar brenda shtëpisë, nëse ajo do të ishte larguar nga Shqipëria, ai nuk do t’ia falte.

Dhe ashtu ndodhi. Xhelozia ka sjellë fundit e marrëdhënies vetëm 24 orë pasi ishte mbyllur loja e “Big Brother”. Me gjithë insistimin e Beatrix dhe shpjegimin e situatës, duket se vendimi për t’u ndarë ka qenë përfundimtar. Kujtojmë se xhelozia e Donaldit, ka qenë shkaku edhe i ndarjes nga moderatorja Bora Zemani.

Pas debatit ditën e shtunë, Beatrix ka pritur për një tjetër bisedë me partnerin e saj dhe vendi ideal do të ishte festa e organizuar. Por gjërat nuk kanë shkuar si duhet edhe në mbrëmjen festive. Këngëtarja ka shkuar me vonesë në event dhe ka qenë e shoqëruar nga vëllai i saj. Aty ajo është ndeshur me Donaldin, i cili nuk i ka folur, duke vulosur kështu vendimin e tij.

Ky gjest ka bërë që ajo të braktisë menjëherë festën, ndërsa Donaldi vijoi të festojë deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që ra në sy ishte edhe fakti që aktori u ngjit në skenë, duke interpretuar këngën që i ka dedikuar muaj më parë Borës. Mëngjesin e ditës së nesërme vëllai dhe nëna e Beatrix, Alban dhe Antigona Ramosaj, postuan foto në ‘Instastory’ duke shkruar “Mirëmëngjesi vetëm Beatrix”, duke treguar ta mbështetje për të, por pa zbuluar arsyen.

Kjo frazë u bë virale nga Lori Hoxha pasi Bora Zemani hyri në “Big Brother VIP” dhe gjithë Shqipëria foli për të dhe Donaldin. E pak orë pas këtyre postimeve përmes një statusi në ‘Instagram’, Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre.

Në natën finale, Beatrix e surprizoi aktorin duke i kënduar “Wicked Game”. Mirëpo, Donaldi nuk ia fshehu faktin që nuk e kishte pritur mirë mungesën në darkën e organizuar nga produksioni dhe madje tha me shaka “Po sikur të mos dal Arbana? Të bëj atë që bëri ajo ditën e premte?”.

Kur e takoi i tha “çne që erdhe?”. E pak më shumë se 1 javë pas finales së madhe, dyshja është ndarë përfundimisht, duke ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale edhe të gjitha fotot, videot që i lidhnin me njëri-tjetrin./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit