Armët dhe pajisjet janë rrugës nga Franca në Ukrainë, ndërsa Perëndimi i jep ndihmë Kievit në betejën e tyre me trupat ruse që avancojnë.
Presidenti Zelensky shkroi në Twitter se ai kishte folur me presidentin e Francës Macron herët të shtunën në mëngjes kur “filloi një ditë e re në vijën e frontit diplomatik”.
“Koalicioni kundër luftës po funksionon!” shkroi Zelensky në Twitter.
Të shtunën, Macron postoi një video të tij duke deklaruar: “Lufta do të zgjasë – ne duhet të përgatitemi për të”.
/5pyetjet.al