-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndarja e armëve në Kiev, Rusia paralajmëron Ukrainën: Do ketë shumë viktima

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kritikuar qeverinë ukrainase për shpërndarjen e armëve dhe municioneve luftarake për civilët.

Sipas tyre, kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në viktima të shumtë civilë.

“Regjimi nacionalist i Kievit shpërndan masivisht dhe në mënyrë të pakontrolluar armë të vogla automatike, granatahedhës dhe municione për banorët e vendbanimeve ukrainase,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov në një deklaratë të shtunën. 

“Përfshirja e popullsisë civile të Ukrainës nga nacionalistët në armiqësitë do të çojë në mënyrë të pashmangshme në viktima.”

Pavarësisht pretendimeve ruse për të kundërtën, provat tregojnë se shumë infrastruktura civile janë nën sulmin rus. Raportet rreth godinave dhe ndërtesave të banimit dhe kopshteve të fëmijëve, civilëve të vrarë dhe raketave të gjetura në rrugët e banimit janë përhapur që nga fillimi i ofensivës.

Videot e mediave sociale, fotot dhe imazhet satelitore të analizuara dhe të gjeolokuara nga CNN konfirmojnë se në disa raste zona me popullsi të dendur janë goditur nga forcat ruse.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit