-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ne mbijetuam, i prishëm planet Rusisë

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtria e tij po rezistojnë mjaft mirë planit të Rusisë për ti pushtuar Ukrainën. Këta fundit, sipas tij, donin të vendosnin kukulla në Kiev, si në Donetsk-un e pushtuar.

Zelensky, me anë të një video në Facebook tha, “Mund ta nis këtë apel me një lajm të mirë:”Ne mbijetuam. Plani rus për të më kapur doli nga shinat”, theksoi fillimisht presidenti ukrainas.

“Luftimet vazhdojnë në shumë qytete dhe rajone të shtetit tonë, por ne e dimë se po mbrojmë vendin, tokën, të ardhmen e fëmijëve”, vijoi Zelensky.

Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.

“Ne e kemi prishur planin e tyre. Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij”, tha ai.

Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar me bllokun evropian.

Duke iu kthyer mbrëmjes së 25 shkurtit, Zelensky shkroi se në rrugët e Ukrainës, në qiellin e Kievit, në Vasilkov, në Vyshgorod, madje edhe në fushat përreth, beteja e vërtetë për Kievin vazhdoi.

Presidenti theskoi se armiku po përdor çdo gjë kundër tyre, duke filluar që nga raketat, ushtarët, drone, tanke dhe çdo gjë tjetër.

Ai nuk u kursye ndaj autoriteteve ruse duke i konsideruar sulmet e tyre si “taktika të ndyra”.

“Pushtuesit po godasin zonat e banuara, duke përfshirë edhe artilerinë e raketave. Ata po përpiqen të shkatërrojnë objektet energjetike. Ata kanë taktika shumë të ndyra”, ravijëzoi në përmbyllje Zelensky.

Zelensky u zotua të qëndrojë dhe të luftojë në një video të pasionuar për popullin e tij.

‘Jam këtu. Nuk do të lëmë asnjë armë. Ne do të mbrojmë shtetin tonë, sepse armët tona janë e vërteta jonë”, tha ai jashtë zyrës së tij, duke denoncuar si dezinformata pretendimet se ishte dorëzuar apo ikur.

I veshur me veshje ushtarake, presidenti shtoi: “Shumë informacione të rreme janë shfaqur në internet duke thënë se gjoja i kam bërë thirrje ushtrisë sonë të dorëzojë armët dhe se evakuimi është duke u zhvilluar.

Pamjet tronditëse sot treguan një raketë duke copëtuar një bllok kullë pranë aeroportit Zhuliany, ndërsa CCTV nga brenda tregon gjithashtu shkallën e dëmtimit pas goditjes së vendit.

Imazhet tregojnë se ndërtesa ka shpërthyer dhe ka mbetur totalisht e shkatërruar./5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit