Sekretari i përgjithshëm i PD-së ka reaguar nëpërmjet në postimi në twitter, ku denoncon përfshirjen e personave të shpallur “non grate” me fushata elekorale.
Në videon duket Vangjush Dako dhe Tom Doshi teksa prezantojnë kandidatët e PS-së në qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës. Edhe pse bardhi flet për “non grata” ai nuk e ka përmendur Berishën.
1/2. Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. pic.twitter.com/7ELeSomsz7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) February 27, 2022
“Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. Edi Ramës i duhen të korruptuarit non grata për hallin e tij, prandaj po punon bashkë me ta. Kjo është arsyeja që kandidatët e Durrësit dhe Shkodrës, janë përzgjedhur nga Dako e Doshi. Janë ata që vendosin për çdo gjë: emërime, shkarkime, tendera e koncensione,” ka shkruar Bardhi. /5pyetjet.al