Pas Mbretërisë së Bashkuar disa shtete tjera kanë bllokuar fluturimet për aeroplanët komercial Rus.
Rumania, Finlanda dhe Irlanda kanë mbyllur hapësirën ajrore, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
Leja për kalime ajrore dhe aterrime të kompanive ruse do të pezullohet, sipas qeverive të këtyre shteteve. Vetëm fluturimet e lidhura me ndihmë humanitare apo urgjenca tjera do të përbëjnë përjashtim.
Edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Bullgarinë, tashmë kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse. Gjermania po përgatitet për të vepruar njëjtë./5pyetje.al