Forcat ruse janë 50 kilometra jashtë qendrës së qytetit të Mariupol, një qytet në Detin Azov në juglindje të Ukrainës, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
SHBA beson se qyteti do të “mbrohet mirë” bazuar në atë që SHBA dinë për pozicionet ushtarake ukrainase, shtoi zyrtari.
Forcat ruse nuk po lëvizin në Odessa për momentin, sipas vlerësimeve të SHBA-së, tha zyrtari, por ka disa pozicione ushtarake ruse në Detin e Zi.
Odessa është një qytet port në Detin e Zi, në perëndim të Mariupol.
Rusia po përpiqet gjithashtu të avancojë në qytetin Kherson, në lindje të Odessa, duke përdorur forcat që pushtuan nga Krimea, tha zyrtari. /5pyetjet.al