-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Kardashian këmbëngul për divorcin: Postimet e pavërteta të West më kanë mërzitur

Kryesoret

Postimet e fundit të Kaney West, ne lidhje me ish-bashkëshorten e tj Kim Kardashian, kanë shkaktuar shqetësime emocionale.

Në dokumentet e depozituara të mërkurën, 41 vjeçarja Kardashian i kërkoi gjykatësit të nënshkruante divorcin e saj me 44 vjeçarin Ye, në mënyrë që ajo të “fillojë procesin e shërimit” dhe “të ecë përpara”.

“Dëshiroj s të divorcohem”, ka shkruar Kardashian, duke shtuar se Ye ka dështuar të mbajë private procedurat e divorcit mes të dyve.

“Kanye ka dërguar shumë informacione të pa vërteta, në lidhje me çështjet tona private të familjes dhe bashkë-prindërimin në mediat sociale, gjë që më ka krijuar shqetësim emocional”.

Kardashian më tej vuri në dukje se një ndërprerje e statusit martesor të saj dhe Ye mund ta ndihmojë atë “të pranojë se marrëdhënia martesore ka përfunduar dhe të ecë përpara në një rrugë më të mirë që do të na ndihmojë në bashkë-prindërimin paqësor të fëmijëve tanë”.

Në shkurt të vitit të kaluar, Kardashian kishte paraqitur kërkesën për divorc, pasi të dy ishin shtatë vjet të martuar.

Në dhjetor, Kardashian kërkoi që ajo të ishte “legalisht beqare”, gjë që do të ndante procedurat e divorcit në dy pjesë: e para do të rregullonte emrin e saj ligjor dhe statusin martesor, ndërsa e dyta do të përcaktonte kujdestarinë e katër fëmijëve të çiftit.

Ndërkaq, Ye, që nga fillimi i procedurave të divorcit, ka bërë disa postime në Instagram në lidhje me gjendjen e ish-partneres dhe fëmijëve të tij, duke përfshirë edhe fjalimin kundër llogarisë së vajzës së tij, North në TikTok.

Ndërkaq, sipas Kardashian “nevoja e vazhdueshme e Kanye për të më sulmuar mua në intervista dhe në mediat sociale është në të vërtetë më lënduese se çdo TikTok North mund të krijojë”.

“Unë po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron me mbikëqyrjen e të rriturve – sepse kjo i sjell lumturinë”, tha ajo./5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit