Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në një deklaratë për mediat pranoi se Rusia qëlloi në Ukrainën nga territori i një republike fqinje.
“Kishte 2-3 sulme me raketa nga jugu i Bjellorusisë në fillim të konfliktit, pasi Kievi vendosi 3-4 batalione raketash pranë kufirit”, tha ai.
Lukashenko gjithashtu pranoi se po ndihmon forcat ruse që po bombardojnë qytetet e Ukrainës. Presidenti i Bjellorusisë mohon sakaq që Kiev-i të jetë bombarduar nga ndonjë raketë.
Gjatë së dielës, në shtetin lindor pritet të votohen disa ndryshime kushtetuese. Referendumi i 27 shkurtit në Bjellorusi, do të lejojë Rusinë të vendosë armë bërthamore në territorin bjellorus.