102 të infektuar dhe 2 viktima ! 6 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 2,788 raste aktive me COVID! Shërohen 208 të tjerë
Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 2,788 raste aktive me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 102 raste të reja me koronavirus nga 1,213 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 65 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 2,788 raste aktive me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se janë shëruar 208 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 265,275 prej fillimit të pandemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.
Statistika (27 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 208
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1213
Testime totale 1,742,017
Raste pozitive 271,527
Raste të shëruara 265,275
Raste Aktive 2788
Humbje jete 3,464
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 807
Fier 401
Elbasan 332
Lezhë 242
Vlorë 199
Berat 193
Durrës 143
Kukës 139
Gjirokastër 139
Shkodër 108
Korçë 70
Dibër 15
/5Pyetjet.al