Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ishte sot në selinë diplomatike të Ukrainës në Tiranë.
Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov pasi e falënderoi Ilir Metën, tha se kreu i shtetit shqiptar si përpara sulmit dhe tani ka qenë ndër të parët që ka shprehur hapur mbështetjen duke qëndruar pranë.
Ai tha se Ilir Metës i përcolli falënderimet e presidentit Zelensky për mbështetjen në këtë moment shumë të vështirë për popullin ukrainas.
“Edhe para se të niste konflikti Rusi-Ukrainë kam ndjerë mbështetjen e presidentit Meta. Por edhe pas nisjes së luftës, Zoti President ka qenë ndër të parët që ka shprehur mbështetje për Ukrainën.
Sot, gjatë takimit tonë kam pasur mundësi të përcjell falenderimet e presidentit tonë, Volodymyr Zelenskyy ndaj Metës. Në këtë mënyrë kam ndarë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës” shprehet Volodymyr Shkurov.
/5pyetjet.al