Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy persona të dyshuar për vrasjen e 46 vjeçarit, Altin Alikaj, i cikli u gjend i vrarë në banesën e tij më 19 shkurt.
Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes, dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë. Ndërkohë që Mateo Kiptiu, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Alikaj u gjet në banesën e tij pa shenja jete nga e ëma që ishte kthyer nga Greqia e shqetësuar për fatin e të birit që kishte ditë i humbur. Puna e grupit hetimor vijon për të zbardhur motivet e kësaj vrasje./5pyetje.al