“Aplikimi për herë të parë i sistemit elektronik të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave është një hap cilësor në perfeksionimin e instrumenteve ligjorë që rrisin efikasitetin e institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj korrupsionit”, ka deklaruar prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela në tryezën e rrumbullakët .
Aplikimi i këtij sistemi, sipas Çelës ndikon në drejtim të hetimit të shpejtë dhe të plotë rasteve që lidhen me kallëzimet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI) apo hetimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme është e gatshme në çdo rast të kontribuojë gjatë procesit të hartimit të metodologjisë lidhur me procedurat e hetimit administrativ dhe të referimit në prokurori të veprave penale.
“Zhvillimet teknologjike kërkojnë një fazë adaptimi që shërben si për testimin teknik sistemeve të reja ashtu edhe për integrimin e saktë e të plotë të-të dhënave”/5pyetjet.al