-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Di Caprio i dhuron lule, ish-bashkëshortes Naomi Campbell, veprimi që habiti të gjithë

Kryesoret

Në ceremoninë e martesës së redaktorit britanik të prestigjiozes “Vogue” Eduard Enninful, me partneren e tij Alec Maxëellseen, ajo që ka befasuar të gjithë ka qenë gjesti i Di Caprios.

Për të festuar për kurorëzimin e dashurisë së tyre u bënë bashkë VIP-at botërorë të cilët i dhanë shumë ngjyra atmosferës me prezencën e tyre. Në mesin e të ftuarve ishin edhe supermodelja Naomi Campbell, aktori Leonardo Di Caprio dhe Orlando Bloom.

‘DailyMail’ raporton se gjatë mbrëmjes, aktori i njohur i filmit “Titanic” kishte blerë pesë tufa trëndafila të kuq të cilat edhe kishin kushtuar 500 dollarë. Veprimi i tij mori vëmendjen e të gjithëve sepse ai i shpërndau trëndafilat për të gjithë të ftuarit e mbrëmjes, përfshirë këtu edhe ish-partneren e tij Naomi.

Epo me sa duket ata kanë lënë çdo gjë pas dhe gjatë mbrëmjes qëndruan shumë afër njëri-tjetrit dhe normalisht që kjo gjë nuk ju shpëtoi as fotografëve.

Gjithashtu “DailyMail” shkruan se gjatë gjithë mbrëmjes bukuroshja Naomi e mbajti të shtrënguar në duar trëndafilin edhe teksa qëndronte jashtë ambienteve me Emma Thynn.

Kujtojmë që Leonardo dhe Naomi, përjetuan një romancë në vitin 1995. Nuk dihet nëse diçka është rindezur mes tyre apo është thjesht një miqësi e bukur./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit