-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e pestë e luftës në Ukrainë – Të gjitha zhvillimet

Kryesoret

Dita e pestë e luftës në Kiev zbardhi mes zhurmës makthi të sirenave paralajmëruese të sulmit ajror. Shumë nga banorët e kryeqytetit të Ukrainës mbeten në strehimore nëntokësore. Breshëri shpërthimesh janë raportuar gjatë natës në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit. 

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë të hënën në mëngjes pranë kufirit me Bjellorusinë, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i tha kryeministrit britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme janë “vendimtare”.

Ushtria e Ukrainës thotë se e diela ishte një “kohë e vështirë” për trupat e saj dhe se forcat ruse “vazhdojnë të bombardojnë pothuajse në të gjitha drejtimet”.

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës thotë se 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë.

Guvernatori i Kharkiv thotë se trupat ukrainase kanë kontrollin e plotë të qytetit pas luftimeve në rrugë me forcat ruse.
Harta INTERAKTIVE Rusi-Ukrainë Kush kontrollon çfarë në Ukrainë DITA 5

Rusët pushtuan një qytet në Detin Azov

Kryebashkiaku i Berdyansk tha të dielën mbrëma se forcat ruse kishin pushtuar qytetin e tij, i cili ndodhet në Detin Azov. Është një qytet me 120,000 banorë në rajonin e Zaporizhia, dhe ka një pozicion kyç në jug të Ukrainës.

Paturpësia dhe ironia Bolsonaro kundër Zelensky

Refuzimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë u shpreh nga kryeministri brazilian, Zaire Bolsonaro, i cili madje kritikoi ukrainasit që zgjodhën Volodymyr Zelensky si president, duke thënë se “ata i besuan një humoristi fatin e kombit të tyre”.

Washington Post: Bjellorusia do të ndihmojë Rusinë me trupa

Bjellorusia po përgatitet të dërgojë trupa në Ukrainë për të ndihmuar Rusinë, raporton Washington Post, duke cituar një zyrtar amerikan. 

I njëjti informacion u përhap më herët nga gazeta ukrainase Kyiv Independent, duke cituar burime të shumta që thanë se është i mundur vendosja e parashutistëve bjellorusë.

Qytetarët ukrainas bëjnë vetë koktejet molotov për të mbrojtur vendin e tyre

Foto nga Serhii Hudak / Reuters

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit