Menaxheri ukrainas i futbollit Yuriy Vernydub është fotografuar me uniformën e ushtrisë pasi raportohet se iu bashkua luftës kundër Rusisë.
Vernydub është menaxher i Sheriff Tiraspol në Moldavinë fqinje, një skuadër që shkroi emrin në Champions League pas fitores 2-1 ndaj Real Madridit në Bernabeu në shtator.
Por vetëm pesë muaj më vonë, njeriu që organizoi atë fitore të famshme po përgatit veten për luftë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Në foto Vernydub, 56 vjeç, shihet me uniformën ushtarake ukrainase. Kampioni i botës në boks në peshën e rëndë Oleksandr Usyk gjithashtu u fotografua duke mbajtur një armë në vijën e parë.
/5pyetjet.al