Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë me dije se furnizimet jetike me oksigjen për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19, sëmundje të tjera kritike dhe lëndime nga lufta, janë duke u pakësuar në Ukrainë.
OBSH-ja ka deklaruar se po “Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, thanë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet brenda vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe kjo do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.
OBSH-ja shtoi se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballeshin gjithashtu me mungesë të zeolitit, një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.
Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike./5pyetje.al