Sipas mediave ruse “Ria Novosti” dhe “TV Rossiya24”, negociatat Rusi-Ukrainë, ende nuk kanë përfunduar.
Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në rajonin Gomel të Bjellorusisë janë në zhvillim, duke mohuar atë që u deklarua pak më parë nga një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit, sipas të cilit ishin përfunduar.
Përpara bisedimeve, Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e saj. Negociatorët e Rusisë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.
Delegacioni i Ukrainës përfshin ministrin e mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe zëvendësministrin e jashtëm Mykola Tochytskyi. Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin dhe ambasadori rus në Bjellorusi Boris Gryzlov janë gjithashtu midis atyre atje./5pyetjet.al