Gjatë një konferencë shtypi të dielën, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro u tall me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky – duke thënë se populli ukrainas i ka bazuar shpresat në duart e një komediani.
“Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur”, tha Bolsonaro. “Një pjesë e madhe e popullsisë së Ukrainës flet rusisht.”- shtoi ai.
Ai pretendoi se zhvilloi gjithashtu një diskutim dy orësh me Putin të dielën, por ministria e jashtme e vendit më vonë sqaroi se ai i referohej vizitës së tij në Moskë në fillim të këtij muaji.
Kujtojmë se Bolsonaro ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë dhe të dielën tha se Brazili do të qëndrojë “neutral” në konflikt, duke shtuar se vendi i tij dhe Rusia janë “praktikisht kombe vëllezër”.