Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka firmosur një dokument, ku kërkon anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Shkresa është firmos sot në Kiev, disa orë pasi Zelenskyy kërkoi nga komuniteti i BE-së që të zhvillonte një tjetër proces për anëtarësimin e vendit, ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri më tani me të gjithë vendet e tjera. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kërkesa e tij do të merret parasysh nga komuniteti i BE-së, por sërish mbetet rreziku i përkeqësimeve të sulmeve ruse.