Pushuesit dhe biznesement e turizmit në bregdetin e Shëngjinit dhe të Tales janë “goditur” nga një rritja e çmimit të shfrytëzimit të rërës për vendosjen e çadrave.
Bashkia e Lezhës ka rritur çmimin me 100 lek për metër katror, ndërsa interesi për aplikimet është i ulët.
Sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu ky vendim shkon paralel me rritjen e çmimeve nga hoteleritë, veçanërisht për shezlongët, çka është reflektuar edhe në tarifën e stacioneve të plazhit.
“Çmimi i stacioneve të plazhit është rritur me 1 mijë lekë. Kur erdhëm e gjetëm 5 mijë-6 mijë. Këtë vit e rritëm me 1 mijë lekë për arsye të rritjes së çmimeve që kanë bërë hoteleritë, edhe për shezlonget”, tha Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga mbyllja e aplikimeve për stacione plazhi, deri më tani kanë aplikuar 64 subjekte, nga 520 stacione të përcaktuara gjithsej. /5pyetjet.al