-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sela kërkon që Shkupi të mos jetë në Ballkanin e Hapur

Kryesoret

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me luftë Ruso-Ukrainase.

Në shkrimin e tij, Sela shprehet se Serbia ishte vendi i vetëm që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA, për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ndër të tjera, Sela i bën thirrje kryeministrit Kovaçevski dhe Bujar Osmanit, të tërhiqen nga iniciativa ‘Ballkani i Hapur’ derisa Serbia nuk distancohet nga Putini.

Postimi i Selës

Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.

Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nuk guxon të ndodhë! Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit