-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bitcoin shënon 10% rritje

Kryesoret

Lufta në Ukrainë po shënon pasoja në çdo fushë, përfshirë edhe përdorimin e monedhave dixhitale.

Kriptomonedha më e madhe në botë, ka pësuar një rritje me më shumë se 10 për qind në mbi 41 mijë dollarë.

Këto rritje të kriptovalutave vijnë mes raportimeve se Binance, shkëmbimi më i madh i kriptove, nuk do të bllokojë llogaritë e përdoruesve rusë paçka thirrjeve për ta bërë këtë.

Në Ukrainë, ministri i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, u ka drejtuar thirrje të gjitha shkëmbimeve kryesore të kriptove që t’i bllokojnë përdoruesit rusë.

“Është thelbësore të pezullohen jo vetëm adresat e lidhura me politikanët rusë dhe bjellorusë, por edhe të sabotohen përdoruesit e zakonshëm”, ka shkruar ai në Tëitter.

Rusia, pa qasje në sistemin financiar global, do të përpiqet të përdorë kriptomonedhën për të kapërcyer sanksionet perëndimore. Dhe kjo paraqet shqetësim.

Ndërkohë, në Ukrainë janë derdhur në Bitcoin miliona nga donatorët. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit