-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompania e modës “Armani” fik muzikën në nder të Ukrainës

Kryesoret

Kompania e njohur e modës, Armani gjatë sfilatës se mbajtur ditën e diel, fiku muzikën në shenjë respekti njerëzit e kapur në konfliktin ukrainas.

Modelet dolën në pasarelë në një qetësi të frikshme, të ndërprera nga duartrokitjet e publikut, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza dhe argjendi me shkëlqim, me tegela.

“Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë e shpalosur në Ukrainë”, shkruhej në një postim mbi një bander të zi në llogarinë e stilistit në Twitter.

“Gjëja më e mirë qe mund bëjmë është te dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha dizenjatori 87-vjeçar, dukshëm i prekur, më vonë në periferi të spektaklit./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit