Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda, tha se nëse sulmi rus nuk ndalet atëherë ka mundësi qe, Rusia ka mundësi të sulmojë vendet Balltike dhe shtetet e tjera evropiane.
Ai paralajmëroi se nëse Ukraina bie në duart e Rusisë, e gjithë Europa do të kërcënohet nga Kremlini.
“Po, Ukraina është objektivi i parë. Nëse nuk mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina bie, të tjerë do të rrezikohen dhe Rusia do të mbërrijë në dyert tona. Kjo është arsyeja se përse duhet të jemi të bashkuar. Asnjë vend në Europë ose në BE nuk do të ndihet i sigurtë”, tha në intervistë për CNN kreu i shtetit lituanez.
Më tej, ai shtoi se mbështetja për Ukrainën është detyrim moral.5pyetjet.al