-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia akuzohet për bomba me vakum, ja se funksionojnë ato

Kryesoret

Ukraina ka ngritur një akuzë direkt mbi Rusinë sepse kjo e fundit po përdorë armë të ndaluara.

Në këtë akuza e ka mbështetur edhe SHBA ku sipas të cilës nga matja e shpërthimeve ka rezultuar se Rusia ka përdorur bomba me vakum.

Madje, ambasadorja ukrainase, Oksana Markarova akuzoi se i përdorimi i këtyre armëve është bërë gjatë ditës së djeshme.

Si funksionon bomba me vakum?

Një “bombë me vakum”, përbëhet 3 komponentë. Një pjesë është e mbushur me një lëndë djegëse, ndërsa dy pjesët e tjera janë ministruktura shpërthyese.

Bomba mund të lëshohet si raketë dhe kur godet objektivin, ministruktura e parë që shpërthen, hap pjesën e cila është e mbushur me lëndë djegëse e cila më pas përhapet në formën e një reje tymi.

Kjo lëndë është e aftë të depërtojë edhe në hapësirat më të vogla të ndërtesave të cilat nuk janë izoluar totalisht.

Më pas, ngarkesa e dytë shpërthyese e bombës, ndez në flakë lëndën djegëse duke krijuar një flakë, shpërthim dhe një vakum në të njëjtën kohë. Ky vakum që krijohet nga shpërthimi, arrin të heqë të gjithë oksigjenin përreth.

Kjo lloj arme është e aftë të shkatërrojë ndërtesa dhe automjete të blinduara. Këto bomba janë të përshtatura në disa versione, si raketa apo edhe granata dore. Ndryshimi mes tyre është rrezja e shpërthimit të tyre. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit