Një fëmije 4-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Itali.
Në Edolo të Brescia, djali i me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë përpara syve të -të atit. Mediat italiane raportojnë se i mituri, Andrea Direxhai ishte duke drekuar me familjen e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi. Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për vogëlushin shqiptar./5pyetjet.al