Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,696. Në 24 orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.813.440 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë bërë 97.546 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,115 persona.