Gjatë ditës së sotme kryeministri, Edi Rama në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Lushnjes. Në fjalën kryesore Rama ju ka kërkuar të rinjve të vlerësojnë të drejtën e tyre të votës dhe të mos abuzojnë me të.
Në takim Rama ka treguar edhe situatën sesi në 2011 ai ka takuar rastësisht Eriseldën, kandidaten e PS-së për bashkinë e Lushnjës.
“Për herë të parë Eriseldën e kam parë në 2011. Bëhej një sherr i madh dhe ishin 4 burra që donin të ishin kryetar komune, por një do të zgjidhej. Sherri kishte arritur në pikën sa që nuk gjendje dakordësi mes tyre. Ata erdhën në Tiranë. Erdhi dhe një vajzë, e na tha jam kandidate me ata atje, që të hanin të gjallë.
Por ja ku është sot, s’u vendos atëherë si kandidate, por nuk u dorëzua, nuk u mërzit, vazhdoi rrugëtimin e saj, iu përkushtua edhe për arsye akademike pushteti vendor dhe sot është me të gjithë bindjen tonë kandidatja e duhur për Lushnjën në këtë moment dhe kryetarja e duhur për bashkinë, për të kaluar në një fazë tjetër pune, ndërveprimi dhe për të krijuar atë frymë që ka kaq shumë nevojë komuniteti. Fytyrën e të ndjerit të respektuar, begenisur, e përkujdesur. Kjo duhet bërë në respekt të gjithë atyre që sot nuk kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë. Në respekt të atyre që janë në kushtet që mund ta humbin një mundësi të tillë”, tha Rama.